Edona Llalloshi, Ganja e Mihrija shkëlqejnë në xhirimet festive të NIN

By

Në hapësirat e objektit të Klan Kosova sot po xhirohet edicioni festiv i emisionit NIN i cili tash e mbi një vit është shndërruar në një prej emisioneve më të pëlqyera duke prirë në terminin prime-time ku edhe operon.

Pas një edicioni festiv tejet të suksesshëm me hitet e viteve te 90-ta, këtë herë, fokus do jenë këngët që mbahen mend nga vitet 2000.

Yjet e mëdhenj janë mbledhur për të qenë pjesë e këtij emisioni që krahas muzikës, sipas formulës do ketë të inkuadruar edhe lojëra.

Mes të ftuarve pjesëmarrëse janë edhe Edona Llalloshi, Mihrije Braha dhe Ganja të cilat kanë ndarë pak nga atmosfera me fansat përmes rrjeteve sociale.

Në një fotografi të postuar në Instagram, tri këngëtaret e njohura po shkëlqejnë me pamjen që reflektojnë.

Komplet emisionin mbetet ta shohim me datë 31 Dhjetor në ekranin e Klan Kosovës. 

.

Artikuj të ngjashëm