Morena Taraku mbahet si njëra ndër vajzat më të bukura e më të pasura që ka Kosova. Në mesin e gjërave materiale super luksoze që ajo posedon, Morena është edhe pronare e një qeni shumë të lezetshëm të cilin e ka quajtur Boo.
Boo nuk është një qen i zakonshëm. Ai ka një jetë sikurse pronarja e tij, pra luksoze, e po ashtu ka edhe llogarinë e vet në Instagram me 4432 ndjekës, të cilën e mirëmban Morena.
Ajo ka kujdes të veçantë për qenin, duke e marrë me vete pothuajse ngado dhe duke i blerë edhe atij rroba e duke i realizuar fotografi nga më interesantet nga përditshmëria e tyre bashkë.
Në imazhin e fundit që ajo ka publikuar në Instagram, shihet babai i saj, regjisori Selami Taraku, i ulur bashkë me qenin në një tavolinë gati për të drekuar. /Prive.al/
A post shared by @boo_moi on