Sinjal i ri: Për Flori Mumajesin karma nis dhe mbaron në…

By

E si mund të pushojë Flor Mumajesi­….

Në një periudhë kur ndodhet në regjim shtrati shkaku I lëndimit në krahëror, këngëtari i njohur vetëm se na ka dhënë indikacionet e para të asaj që po na prêt së shpejti.

Përmes një postimi ku etiketon edhe tre djemtë e tjerë, Klajdin, Brunon dhe Dj Vicky-n, Mumajesi është shprehur: ‘Karma fillon dhe mbaron në dashuri’.

Sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për një projekt të përbashkët mes çunave të cilin e paralajmëroi vetë Flori dy javë më parë në Prive kur mbi mundësinë e një bashkëpunimi, pati vetëm një fjalë – DESPACITO.

Misteri po zbulohet dalëngadalë dhe duket se gjëra ta bukura dhe përtej parashikimeve na presin këtë verë. /Prive.al/

 

#karma #flori #bruno #klajdi #djvicky

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

Artikuj të ngjashëm