Edhe Noizy me Gucci, bluza e tij e pambukut kushton qindra euro

By

I famshëm po, i pashëm e muskuloz po por edhe i pasur po. Reperi shqiptar, kryesori i labelit të famshëm OTR, bën një jetë luksoze, me pushime të shtrenjta e me koleksione veturash.

Noizy po që ka emër si njëri ndër më të famshmit e shoubizit shqiptar dhe reperi po ashtu drejton edhe disa biznese që ia mundësojnë të ketë një mirëqenie financiare goxha të mirë.

Prandaj, as që bëhet fjalë që ai të vishet lirë! Rrobat e tij, janë të markave të njohura botërore ndërsa reperi meqë është edhe boksier rrugësh, ka një stil më sportiv.

I veshur në një bluzë pambuku të markës Gucci, Noizy ka shpenzuar goxha për atë veshje.

Vetëm bluza e tij siç zbulon faqja e njohur e instagramit What They Wearing, kushton qindra euro.

Bluza e tij e Guccit prej pambuku dhe printimin e gjarprit, reperit i ka kushtuar plot 690 euro. /Prive.al

https://www.instagram.com/p/BnGbDeXnZY1/?taken-by=whattheywearin

Artikuj të ngjashëm