Edhe një dasmë: Moderatorja e famshme shqiptare po martohet!

By

Edhe pak ditë e ndajnë nga dita e shumëpritur. Moderatorja e njohur e Digitalb, Vilma Masha do të martohet këtë të diel.

Sipas burimeve të politiko.al, ceremonia e gazetares së njohur do të jetë shumë private dhe do të celebrohet vetëm me një ceremoni mbi tarracën e bashkisë së Tiranës.

Masha do të thotë ‘po’ para kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa prezente do të jenë edhe të personazhe të njohur të medias e më gjerë.

Vilma e ka deklaruar prej muajsh se lidhja me djalin “e panjohur” ishte konsoliduar, madje në rrjetet sociale kishte postuar edhe imazhe duke provuar fustanin e bardhë të nusërisë, shkruan Politiko.al.

Ajo ka sqaruar se partneri i saj nuk është person publik, se  ka jetuar në Romë prej 13 vitesh dhe aktualisht punon në një bankë.

Tashmë na mbetet të presim deri të dielën për të parë moderatoren e njohur të veshur nuse.

 

Artikuj të ngjashëm