“Feja Islame më mësoi ta dua familjen,” Fero i kërkon falje Arbenitës

By

Pas ‘sherrit’ me Arbenitën, Fero ka folur për herë të parë publikisht.

I ftuar në emisionin “Kujshia Show”, Fero ndër të tjera ka folur për largimin e tij nga muzika, për përkushtimin e tij ndaj fesë islame, si dhe u kërkoi falje të gjithë personave që ndonjëherë iu ka bërë padrejtësi.

Fero u shpreh se tani e do bashkëshorten e tij 200 herë më shumë sesa më parë.
“E kam dashur nënën tim, e kam dashur familjen time. Ndoshta nuk kam ditur se si të sillem me familjen time me nënën tim dhe njerëzit, por islami tani më ka mësuar që të jem shembullorë. Tani që e kam kuptuar fenë, nëse nënë time e kam dashur një herë tani e dua 100 herë, nëse gruan time e kam dashur 2 herë tani e dua 200 herë, nëse babain tim e kam dashur 3 herë tani e dua 300 herë. Çdo njeri që kam dashur një herë tani mu ka rritur edhe 100 herë dashuria për të”, u shpreh Fero gjatë intervistës së tij. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm