Ed Sheeran dikur mendoi se ishte homoseksual, ja pse!

By

Ed Sheeran ka zbuluar se dikur mendonte se ishte homoseksuale sepse ishte në kontakt me anën e tij femërore.

Këngëtari 30 vjeçar, është një fans i madh i Britney Spears, gjë që e bëri atë të mendonte se ishte homoseksual kur ishte më i ri.

Ai tha: “Unë kam një anë të caktuar femërore, deri në atë pikë sa kur isha fëmijë mendova se isha homoseksual”.

“Patjetër që kam një anë të madhe femërore. Unë e dua teatrin muzikor, e dua muzikën pop, e dua Britney Spears. Ana ime mashkullore ndoshta ndalon në pirjen e birrës dhe shikimin e futbollit. Unë nuk jam një person jashtëzakonisht mashkullor. Unë nuk jam një djalë i makinave. Më pëlqen një makinë e bukur, por nuk jam tip makine”, tha ai.

Ed tani është baba i vajzës njëvjeçare Lyra me gruan Cherry Seaborn, 29 vjeçe dhe ai thotë se marrëdhënia e tij ndryshoi perceptimin e tij për jetën.

Ai shpjegoi: “Gruaja ime është pro-femrave, dhe sapo filluam të takoheshim, jeta ime morri tjetër kuptim”.

Artikuj të ngjashëm