Rita Ora maskohet për ditëlindjen e vëllait

By

Këngëtarja me origjinë shqiptare e cila në Londër aktualisht shihet vetëm me kolegët e panelit të jurisë së X Factor, të mërkurën i’a ka kushtuar familjes.

Në imazhet që ka siguruar Daily Mail, Ora për ditëlindjen e vëllait të saj Don i ka bërë dhuratë një darkë super luksoze në ‘Sexy Fish’ ku edhe Rita është bërë imazh.

Për ta mbajtur familjen e saj jashtë syrit të publikut e medies, Rita është veshur e tëra në të zeza me kapelë e syze për të mos u njohur por që plani i saj nuk ka pasur efekt dhe ka arritur të identifikohet nga paparazzi.

Fotografitë janë shkrepur vetëm gjatë kohës kur Rita e Don kanë qenë duke u larguar.

 

Artikuj të ngjashëm