E vërteta e martesës së Getit dhe Marinës

By

Befasishëm, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca zunë vend në media jo për pushimet në një destinacion të ri por për martesën e shumë përfolur.

Ceremonia që ishte vënë pak në harresë duke mos u përmendur si dikur në raportime të ndryshme u tha se do zhvillohet në mes të muajit Dhjetor në Tiranë.

Prive.al ka arritur të mësoj nga një numër solid të personave të afërt me çiftin se martesa aktualisht nuk duket të jetë në planet e afërta për çiftin.

Miqtë dhe familjarët as nuk kanë dëgjuar të përmendet martesa teksa deri sot (e mërkurë) nuk ka pasur asnjë ftesë të shpërndarë në rreth për eventin që u trumbetua se do mbahet të Premtën e tretë të Dhjetorit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm