Ka pak orë prej momentit kur Era Istrefi publikoi në kanalin zyrtar të Ultra Music në Youtube projektin ‘Redrum’ por kaq ka mjaftuar për të shkaktuar jehonë.
‘Redrum’ ka marrë vëmendjen e mediumeve nga më të ndryshmet anë e mbanë botës teksa artikuj i kanë kushtuar edhe mediat në Serbi.
MTV në versionin serb ka shkruar një artikull duke e trajtuar Erën si artiste që me këngë shqip arriti të ketë këngë hit në nivel global.
Mes tjerash, në shkrim analizohet edhe teksti i këngës së re e cila që në titull konsiderohet si hit.
‘Era Istrefi ka hitin e ri, ‘Redrum” – deklaron që në start MTV-ja serbe. /Prive.al/