Në këtë një vit e gjysmë prej shpërthimit ndërkombëtar, Era Istrefi na ka befasuar shpesh.
Ylli në ngjitje i muzikës ka marrë vëmendjen e gjithë mediave botërore pas suksesit të ‘Bonbon’ dhe ‘Redrum’.
Por, ngjitja drejt majës dhe vëmendja mediatike për Era Istrefin nuk ka të ndalur.
I rradhës ka qenë artikulli në besoni ose jo, revistën Forbes! E lexuat mirë, Forbes!
Në intervistën dedikuar këngëtarës, ajo cilësohet si ylli i ri i muzikës pop që ka arritur nga Kosova të krijojë hitin e saj të madh me mbi 400 milionë klikime.
Tutje, pjesë e intervistës është edhe ndikimi nga Rihanna apo Beyonce, planet për të ardhmen, rolin e profesionit si psikologe dhe ndryshimet që i ka sjellur fama.
Lexoni të plotë artikullin duke klikuar KËTU