Arriti deri këtu: Kylie Jenner mund t’ua marrë titujt Bill Gates dhe Mark Suckerberg!

By

Bukuroshja amerikane Kylie Jenner, pritet të futet në listën e Forbes si milionerja më e re, që tërë pasurinë e ka fituar vet.

20 vjeçarja që zotëron kompani produktesh kozmetike, është rrugës për të marrë titullin e famshëm, që dikur e mbanin vetëm Bill Gates dhe Mark Zuckerberg.

Sipas Magazinës Forbes, pasuria e Kyliet sillet në vlerë prej 900 milionë dollarë dhe ajo radhitet në mesin e grave që u pasuruan vet.

Kompania e saj “Kylie Cosmetics” ka vlerë afro 800 milionë dollarë dhe tani ajo zotëron 100% të kompanisë.

Para se ajo ta krijonte këtë kompani, Kylie kishte investuar 250 mijë dollarë nga fitimet e saja si modele, për t’i prodhuar buzëkuqët që ishin 15 mijë në numër, e më pas ajo ka filluar t’i bëjë e tëra e vetme.

“Vendosa që t’i investoja vet paratë e mina në prodhim. Nuk desha partneritet me askënd”, ka thënë Kylie për Forbes. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm