Këngatari i famshëm shqiptar Sinan Vllasaliu, rrallë herë bëhet aq emocional.
Ai nuk është pothuajse fare aktiv në rrjetet sociale, e edhe kur është nuk e shohim të ndajë me publikun momente me familjen e tij.
Por për Vllasaliun, një datë është e veçantë: ditëlindja e bashkëshortes së tij Teutës.
Ajo festoon përvjetorin e lindjes, ndërsa Sinani është kujdesur që ta urojë përmes profilit të tij në Instagram, ku i thotë fjalë të bukura dashurie.
“Urime Tuse, m’u plaksh me shëndet”, ka shkruar Sinani, duke publikuar një fotografi të bukur të gruas së tij me nipin e tij Janin. /Prive.al