Bimbimma me projekt gjigant, këta janë emrat e njohur në albumin e tij (FOTO)

By

Rrallë në ditët e sotme dikush nga artistët hedh në treg albume të reja.

Ata janë të angazhuar në muzikë, por lansojnë nga një këngë “single”, duke neglizhuar paksa punën me albume, siç është bërë dikur në muzikë.

Por reperi kosovar BimBimma, po sjellë një projekt gjigant.

Në profiling e tij në Instagram, ka dhënë njoftimin se data e publikimit të albumit do të jetë 24 Gushti, ndërsa aty ka listuar edhe emrat e famshëm të muzikës me të cilët ka bashkëpunuar për këtë super projekt.

Në mesin e tyre, është edhe këngëtarja Tuna, e cila i ka munguar skenës për një kohë të gjatë. Sipas detajeve që deri më tani dihen, ai e Tyna vijnë me një bashkëpunim.

Ndërsa, këngët do i sjellë po ashtu edhe në bashkëpunim me reperët Lyrical Son e Kresha, Elinel e Buta.

Deri në datën e caktuar, BimBimma ka paralajmëruar edhe detaje të reja, të cilat do i shpalosë së shpejti. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm