Jetën private është munduar ta mbajë gjithnjë larg publikut e syrit të kamerave. Mirëpo, ai duket tëë jetë aq i dashuruar, sa ka vendosur që më të mos fshehë gjë.
Këngëtari shqiptar Gena, ka prezantuar për herë të dytë partneren e tij para ndjekësve të vet në Instagram.
Të hënën ai ka publikuar një fotografi, në të cilën shihet përkrah me të dashurën e tij bionde, të cilës nuk ia ka zbuluar identitetin.
Nga publikimi i imazhit në Instagram, Gena lë të nënkuptohet se cifti po kalon pushimet në Republikën Dominikane.
Gena tashmë është baba i dy vajzave që mbajnë emrat Nasiola dhe Helga, të cilat tashmë janë rritur dhe për të cilat në një intervistë për Prive, pati thënë se ka raport të shkëlqyer. /Prive.al