Stresi foli gjerë e gjatë mbi Big Brother VIP dhe jo vetëm në 25 pyetjet e Prive, nga Tirana.
Ai tregoi momentin kritik me Vedatin, raportin me Julin, premtimet e mbajtura e shumë detaje të tjera.
Stresi gjatë kësaj eksperience si lojtar shumë i fortë vetëm një gjë nuk e provoi – lidhjen e dashurisë.
Ai hyri i vendosur në pritje të përgjigjes nga Kejsi, ish-partnerja e tij.
Por sikur raporti me Kejsin të mos ishte lënë pezull, kush do të ishte në radarin e Stresit?
A e keni të vështirë për ta gjetur se cila banore? Juli jo se jo, sepse këtë e ka thënë vetë reperi.
“Ndoshta Mbresa”, u shpreh ai teksa shtoi se po e thotë një gjë të tillë nisur edhe nga “memet” në TikTok.
Rrjeti social ka qenë i mbushur me editime videosh të ndjekësve që kanë “lexuar” një flirt mes Stresit dhe Mbresës në shtëpi, ndonëse kjo më shumë se diçka reale mes tyre, ishte në fakt, një dëshirë e shumë prej publikut. /prive.al