Dafina ‘zbulon’ mesazhin sekret që fshihej pas shlyerjes së fotografive në Instagram

By

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ditë më parë ndërmorri një veprim i cili habiti jo pak ndjekësit e këngëtarës të cilët të shumtë në numër vërejtën se në profilin e këngëtares në Instagram nuk kishte mbetur as edhe një postim i vetëm.

Natyrisht veprime të tilla ndërmirren për një arsye, e një të tillë e kishte edhe Dafina e cila sot rinisi aktivitetin e saj në këtë platformë me diçka mjaft speciale.

Duffye sapo publikoi projektin e saj ‘Four Seasons’ i cili njëherit është një lloj debutimi në tregun ndërkombëtar teksa momentalisht është i qasshëm vetëm në platformën iTunes.

Prive.al kishte raportuar muaj më parë mbi debutimin e këngëtares në muajin mars me projektin ‘Fours Seasons’ lajm i cili doli të ketë qenë mjaft i saktë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm