Një zjarr përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin në Tetovë ku ishin të shtrirë të sëmurë nga COVID-19 duke lënë pas vetes viktima të dhe të plagosur.
Numri i viktimave nga zjarri që shpërtheu në spitalin për COVID në Tetovë, ka shkuar në 14.
E ftuar në “Ftesë në 5”, Adelina Tahiri, e tmerruar, rrëfeu se e afërmja e një prej punonjësve të saj kishte humbur jetën në spitalin e Tetovës.
“Sot në mëngjes më erdhi në shtëpi me lot në sy, sepse vajza e tezes së saj kishte qenë aty brenda dhe kishte ndërruar jetë. Familja e saj kishte tentuar ta shpëtonte, por nuk kishte mundur të mbijetonte për shkak të tymit. Ishte vetëm 20 vjeçare. Sinqerisht jam e tmerruar!”, tha e prekur ajo.
20-vjeçarja është edhe viktima më e re nga tragjedia. Ende nuk janë identifikuar të gjithë personat që kanë humbur jetën në shpërthim. /Prive.al