Jo rrallë herë artistët tanë shprehin simpatinë për koleget e tyre teksa shprehen për ta me mjaft dashuri dhe respekt. Dikush ka dikë më për zemër dhe rrjedhimisht nuk hezitojnë që sapo të gjejnë momentin të shprehin atë që vertetë ndjejnë për njëti-tjetrin.
Respekt dhe shumë dashuri u tregua në mes të Sabri Fejzullahut dhe Adelina Tahirit ku kjo e fundit si pjesëmarrëse në emisionin televiziv “YFSFAlbania” pati për detyrë të imitojë Sabriun me dukje dhe një nga këngët hite të tij.
Adelina u kënaq mjaft shumë nga performanca e saj në një dimension tjetër, derisa edhe Sabriut duket ti ketë pëlqyer mjaft shumë imitimi i koleges pasiqë kishte reaguar me shumë dashuri duke publikuar një imazh nga edicioni bashk me përshkrimin me fjalë miradije./PRIVE.AL/