Will Smith i futet politikës?

By

Shumë nga ne janë rritur me filmat e këngëtarit, i cili karrierën e nisi edhe si reper, por jo shumë nga ne do e mendonim se Will Smith do e shihnim edhe në politikë.

Por, në intervistën e fundit, Will Smith ka treguar hapur se ka pretendime për t’i hyrë politikës në të ardhmen.

Duke folur në “Pod Save America”, Smith foli për idenë e kandidimit, por nuk dha ndonjë afat kohor, megjithatë u shpreh i gatshëm të bëjë një hap ndryshe.

Duke iu referuar inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-së, Joe Biden, aktori u shpreh “Mendoj se tani do të lejoj që zyra [presidenciale e SHBA-së] të stabilizohet pak dhe pastaj do ta konsideroj atë në një moment tjetër”.

“Kam absolutisht një mendim: Jam optimist, shpresoj, besoj në mirëkuptim midis njerëzve dhe besoj në mundësinë e harmonisë”, shtoi ai.

Më tej, ai tha se do ta bëjë pjesën  e atij, pavarësisht se në cilën fushë mbetet, qoftë në aktrim, apo në arenën politike. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm