E ‘paralajmëroi’ Ermalin për filmin, Stresi flet pas premierës!

By

Përpara publikimit të filmit ‘I love Tropoja’, reperi Arkimed Lushaj pati një paralajmërim për producentin dhe regjisorin, Ermal Mamaqi.

Stresi tha publikisht se shpreson që portretizimi ndaj tropjanave të jetë i duhuri në film.

“Shpresoj ta kesh bërë mirë Tropojën time, të kesh treguar vlerat e atij qyteti, krenarinë, besën, dashurinë që kemi për njëri-tjetrin. Shpresoj ta kesh bërë mirë se ndryshe, s’ke për të performu mo live,”- ishtre shprehur Stresi në videomesazhin e tij rreth një javë më parë.

E tashmë pasi pati premierën, duket se tropojani Arkimed Lushaj është i kënaqur duke mos bërë pjesë në grupin e bashkëvendasve të tij që mund të jenë ndjerë edhe të fyer nga portretizimi i disa prej personazheve të filmit.

Në mes të polemikave, përmes një postimi reperi është shprehur se ky film duhet parë fillimisht për t’u gjykuar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm