Dyshja e njohur Getoar Selimi e Gold AG edhe pse tashmë disa vite në profesion, nuk kanë gëzuar asnjë raport mes vete përkundrazi ata herë pas here edhe kanë bërë ‘dissa’ ndaj njëri tjetrit.
Por kohët kanë ndryshuar tashmë e po ndodh ajo që vite më parë askush nuk do e kishte menduar.
Geti e Gold AG pritet të përformojnë së bashku me 1 prill në Austri, teksa për këtë event tashmë kanë dalur në qarkullim edhe ‘flyerat’ paralajmërues.
E një të tillë e ndau reperi Gold AG duke bërë një lloj shakaje se ky lajm është plotësisht i vërtetë dhe kjo nuk ka të bëjë me ndonjë gënjeshtër përkundër se kjo datë përkon me 1 prillin siç njihet ndryshe në opinion si ‘dita e gënjeshtrave’.
Duket se raportet mes tyre përpos që nuk janë më armiqësore shumë shpejt pritet të kalojnë edhe ne një nivel tjetër gjë që do i bënte mirë jo vetëm atyre si njerëz por edhe hip hopit si kulturë. /Prive.al/