Një tjetër emër i njohur duket se po e mbyllë përfundimisht me muzikën.
Kjo të paktën, sipas deklaratës së vetë atij.
Fjala është për reperin prishtinas Nushi i cili ka befasuar me një postim në rrjete sociale.
Ai ka bërë të ditur se tani e tutje nuk do jetë pjesë e kompanisë me të cilën ka qenë deri tani sepse ka vendosur ta ndalë muzikën komplet.
‘Falemnderit atyre që më kanë dashur e më kanë përcjellur gjatë këtij rrugëtimit tim të muzikës, qoftë ai edhe një person’, është shprehur ai mes tjerash teksa ka fshirë krejt fotot nga profili i tij me mbi 100,000 ndjekës.
Jo shumë kohë më parë, një postim të ngjashëm e pati bërë edhe Gjesti kur bëri të ditur shkëputjen nga kompania muzikore të cilës i përkiste.
Vetëm pak kohë më pas, artisti paralajmëroi rikthimin në muzikë duke hedhur poshtë shpejt përshëndetjen që e bëri me publikun.
A do jetë rasti i njëjtë dhe me Nushin? /Prive.al