Vesa Luma kritikon kolegët që këndojnë këngët e saj: “Merrni leje”

By

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Vesa Luma ka ndarë një shqetësim me ndjekësit e saj.

Së fundmi ajo ka vënë që shumë nga kolegët artistë po këndojnë këngët e saj dhe një gjë të tillë ajo do e mirëpriste, vetëm pasi ata t’i kenë kërkuar leje.

Ndër të tjera ajo thotë se për kolegët e saj që lansojnë pafund këngë të reja, është e pandershme që të këndojnë këngë të artistëve tjerë.

Ndiqni të plotë reagimin e saj në videon e mëposhtme. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm