Pas ndarjes nga lidhja e gjatë, ka tash e një kohë që përflitet për romancën e re.
Deri në këtë moment, prezantuesja bukuroshe Floriana Garo nuk ka zbuluar asgjë nga pjesa e privatësisë, respektivisht nga i dashuri i ri.
Por kur pritej që ajo të hidhte një hap të vogël drejt njoftimit të publikut me personin që i mori zemrën, Garo ka befasuar.
Si rrufe në qiell të pastër, ajo ka ndarë me ndjekësit lajmin e madh që është fejuar me mashkullin që ka përkrah tash e një kohë.
Lajmi ka habitur ndjekësit në Instagram që e kanë uruar bukuroshen për këtë hap. Të trashëgohen! /Prive.al/