Baby G ka gati klipin e ri!

By

Në një fillim të hershëm të rrugëtimit të saj artistik, ajo ia arriti atë që tjerët vetëm mund ta ëndërrojnë.

Me projektin debutues, Gordana Kingji e njohur si Baby G ia doli që të ketë në repertor një hit të madh.

E duke mos dashur të ketë shumë pauza në mes, këngëtarja nën menaxhimin e On Records ka gati projektin e saj të ri. Pa dhënë shumë detaje, ajo së bashku me klikën e familjes së madhe On Records kanë paralajmëruar projektin e ri që publikohet së shpejti.

Duket se Baby G tashmë edhe si më e pjekur artistikisht dhe solo ka vendosur që evoluimin ta transmetojë edhe në dukje, duke lënë në një formë prapa krahëve Gordanën e ‘Monster’.

Pritshmëritë janë të larta për këngën e re dhe besojmë që Baby G s’do na zhgënjej. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm