E PAPRITSHME: Majk e Majlinda shihen bashkë duke zgjedhur mobilie (FOTO)

By

Gjërat po lëvizin në drejtim pozitiv.

Çifti i famshëm, reperi Kastriot Rexha i njohur si MAJK, dhe e dashura e tij Majlinda Zeka, tashmë po e rikonstruktojnë lidhjen e tyre të thyer.

Dyshja që janë edhe prindër të një vogëlushi me emrin Roan, mesa duket do zhvendosen për të jetuar bashkë.

PRIVE Paparazzi i ka kapur ata në një fotografi, duke kërkuar për mobilie në “Ciao Berto” të Prishtinës.

Ata patën një krizë disa muajsh në çift, duke thumbuar shpesh njëri tjetrin me mesazhe në rrjete sociale.

Por, e shkuar e harruar qoftë. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm