Tuana është vogëlushja 1 vjeçare e çiftit të famshëm në Instagram dhe ia zbuluam këngën e preferuar.
Vajza e vogël e Xhemshit dhe Mërgime Aliut, çiftin nga Maqedonia që jetojnë në Zvicër, e argëton shumë melodia e njërit prej kantautorëve më të mirë shqiptarë të momentit.
E kush s’do vallëzonte ngapak me këngën “Shanghai” të Flori Mumajesit?
Xhemi dhe Megi kanë ndarë në profilin e tyre në Instagram kohë më parë, një video të vogëlushes së tyre e cila ia plas vajit, por në momentin që dëgjon Florin ajo pushon.
Dhe po ia largove telefonin që luan këngën e Mumajesit, Tuana sërish fillon të qajë.
Më mirë, shiheni vet videon!