Publikohet ilegalisht kënga e Noizyt me artistin e njohur italian

By

Akoma pa e publikuar Noizy dhe reperi italin Ghali, kënga ‘Parku i Lojërave’ gjendet në youtube, e plotë.

Ky projekt që bëri bashkë dy artistët për herë të parë, ka kohë që është paralajmëruar por akoma s’u lansuar origjinali.

Edhe pse xhirimet kanë përfunduar, pasi këtë e bëri të ditur Noizy, ‘Parku i Lojërave’ origjinal nuk gjendet në youtube.

Dikush mori këtë këngë dhe e lëshoi në youtube dhe tashmë ju mund ta dëgjoni.

Ky është vetëm njëri prej bashkëpunimeve të cilat Noizy i ka bërë këtë vit.

Ai erdhi në duet me Raf Camora, Alban Skënderaj dhe tani thuhet se ka këngë me Dafina Zeqirin (akoma e pakonfirmuar).

Reperi nga Shqipëria pati shumë koncerte këtë verë dhe u radhit si njëri ndër artistët më të pëlqyer shqiptar./Prive.al

https://www.youtube.com/watch?v=mRSy7tq8sU4&feature=youtu.be

Artikuj të ngjashëm