Nxehet Tayna, ka një përgjigje për femrat që po i bëjnë ‘dissa’

By

Tayna është ‘nxehur’ pak dhe ka reaguar përmes rrjeteve sociale.

Rep-artistja bëri disa postime lidhur me artistet (emrat e të cilave nuk i ka bërë të ditur), për t’ua bërë me dije të mos kapen me atë kur bëhet fjalë për ‘dissa’,

Përmes një videoje, Tayna thotë se videot e saj shikohen më shumë se ‘klipet tua’, se për kë e pati fjalën nuk e zbuloi.

Mirëpo, sipas komenteve nga ana e përdoruesve të rrjeteve sociale, fjala është për Rina Balaj.

(lajmi vijon nën foto)

Edhe pse kjo gjë nuk është e konfirmuar, Tayna ‘nuk duroi’ më dhe në njëfarë mënyrë deshi t’i mbyllë ‘gojët e liga’ me këtë shkrim të cilin mund ta shihni më poshtë.

Kujtojmë që artistja arriti famë të madhe pas këngës ‘Columbiana’ në bashkëpunim me reperin shqiptar, Don Phenom, më pas duke vazhduar me ‘Shqipe’ dhe së fundmi me ‘Fake’.

Artikuj të ngjashëm