E njohim me shkurtesë por a e dini emrin e plotë të Nerës?

By

Në fund të korrikut, Prive.al raportoi ekskluzivisht falë burimeve të saj se familja Fejzullahu do të pajiset me shtetësi shqiptare me dekret të Presidentit Meta.

E nuk ka vonuar shumë dhe gjithçka ka marrë formën zyrtare.

Mediat në Shqipëri kanë publikuar ditën e sotme detaje nga dekreti presidencial i firmosur para tre ditësh, me datë 5 gusht i cili pajisë me pasaportë Sabriun, Ermalin, Nerën dhe Arianën.

“Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20,të  ligjit  nr.  8389,  datë  5.8.1998,  “Për  shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, u  jepet  shtetësia  shqiptare,  me  kërkesë  të  tyre, personave të mëposhtëm: 1.Sabri Hazir Fejzullahu; 2. Nerxhivane Islam Fejzullahu (Krasniqi); 3. Ermal Sabri Fejzullahu; 4. Ariana Fazli Fejzullahu (Cakiqi)”, thuhet në dekretin e firmosur nga Meta më 5 gusht.

Nëse nuk e keni ditur emrin e plotë të bashkëshortes së legjendës së muzikës shqiptare, falë dekretit e kuptuam se e mira Nerë emrin e plotë e ka Nerxhivane. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm