Mozzik nis sot turneun e promovimit të albumit në këto qytete

By

Reperi hyri në Instagram përmes të cilit njoftoi ndjekësit se do t’i shpërndajë 30 mijë CD të albumit në 7 qytete të Kosovës.

Artisti kërkoi nga fansat t’i kenë maskat dhe dorëzat për shkak të pandemisë. E gjithë kjo po bëhet në shenjë respekti të atyre që vazhdojnë ta përkrahin reperin.

Turneu nis sot, duke filluar nga qyteti i Mitrovicës në orën 12:00, për të vazhduar në Vushtrri në orën 14:00, më pas në Pejë nga ora 15:00.

Dy qytetet e fundit që do të vizitohen brenda ditës është Gjakova në orën 16:00 dhe Prizreni në orën 17:00. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm