E njihni dot këtë vajzën e vogël në foto?

By

Festivali Kombëtar i Fëmijëve ne Shkodër ka qenë një prej aktiviteteve më të rëndësishme ku kjo vajzë u prezantua për herë të parë.

Një vajze me flokë të gjata e cila kërcente fort, gjë qe bënte të binte shumë në sy e të veçohej nga të tjerët me prezantimin e saj dhe që nga ai moment në çdo shfaqje të saj njerëzit do ta cilësonin si ‘motra e Adelinës’.

Mirëpo me kalimin e kohës, këngë pas kënge ajo më nuk njihej si ‘motra e Adelinës’. Me këngët si “Gajdexhiu”, “Kokaina”, “Partizani i vogël” ajo po krijonte një emër për vete.

Dhe po, është Zanfina Ismaili!

Related image

Edhe pse Zanfina nuk është aktive për momentin në fushën e muzikës me projektin e saj të fundit vetëm në vitin 2017 “Sje mo ai”, ajo është mjaft aktive në rrjete sociale. Ajo po ashtu ka vazhduar në profesionin e saj si avokate dhe aktiviste e të drejtave të kafshëve /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm