Edhe dy vajza shqiptare të nominuara në kategorinë e njëjtë në MTV EMA 2019

By

MTV EMA është një shfaqje vjetore e ndarjes së çmimeve, të klasit botëror nga disa prej akteve më të mëdha muzikore në planet.

Shfaqja e çmimeve të këtij viti do të zhvillohet në 3 nëntor në Konferencën dhe Qendrën Ekspozita FIBES në Seville, Spanjë, dhe do të transmetohet live në MTV në gati 180 vende të botës.

Ndër të famshëm që u dominuan si Lil Nas, Ariana Grande, Miley Cyrus, J Balvin, Camilla Cabello – edhe Ilira me Loredanën u nominuan në të njejtën kategori çmimi.

Përveç çmimeve ndërkombëtare, të tilla si Artisti më i Mirë, Kënga më e mirë ose Videoja më e mirë, ju mund të votoni për artistët tuaj të preferuar gjerman.

Ndonëse ky është një zhvillim i rëndësishëm për karrierën e të dyja vajzave, kjo kategori paraqetitet si e fortë për vajzat, pasi të nominuar janë edhe Faber, Monet192, Stefanie Heinzmann.

Kujtojmë që përveq Ilirës edhe Loredanës edhe dy vajza të tjera shqiptare janë pjesë e ndarjes së cmimeve, ku ato kanë zënë 3 kategori të ndryshe – Ava Max u nominua në dy kategori “Best Push” dhe “Best Neë” kurse Bebe Rexha u nominua në një kategori të këtij, në kategorinë “Best World Performance. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm