E Mrekullueshme: Ky është imazhi më i bukur i Roanit (FOTO)

By

Është 1 qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve dhe për këtë festë gjithmonë prindërit kujdesen t’iu japin momente të bukura të vegjëlve të tyre.

Ndonëse ai është shumë i vogël, edhe bukuroshja Majlinda Zeka është kujdesur që ta urojë Roanin e vogël për këtë ditë.

I biri i reperit kosovar Kastriot Rexha i njohur si Majk, është bërë i famshëm ende pa lindur, ndërsa tash që në ditët e tij të para ai është shënjestra e mediave.

Sigurisht, edhe prindërit e tij nuk i kanë të pakta publikimet e fotografive të tij në rrjetet sociale duke shfaqur pjesë të përditshmërisë së tij, përfshirë edhe dhuratat e para.

Në imazhin e fundit që Majlinda ka publikuar në Instagram, Roani shihet duke bërë një sy gjumë pranë një lodre elefant.

Kjo fotografi e tija, sigurisht do t’ua shkrijë zemrat të gjithë atyre që e shohin.

Gëzuar Roan edhe nga ne. /Prive.al

Gezuar 1 Qershorin e pare Roani im ❤️ Mami do te dhuron dashuri tere jeten !

A post shared by Majlinda Zeka (@majlindazeka1) on

Artikuj të ngjashëm