Sezoni i verës për Babastars hapet nga Geti e Majki

By

Përderisa të gjithë po presim të publikohet kënga që Majki e ka publikuar në Snapchat para pak ditëve, në labelin Babastars ka disa ndryshime.

Para kësaj kënge Majki do të lançoj këngën në bashkëpunim me Getoar Selimin.

Ky projekt tashmë finalizuar dhe do të shoqërohet me videoklip.

Sipas burimeve të Prive, dueti do të jetë me shumë ritëm, i punuar në Massive Studio dhe pritet ta ketë emrin ‘Ajo’.

Duket se Geti dhe Majki si një dyshe që vitin e kaluar dominuan verën me ‘S’jena mo’ këtë vit publikimin e bashkëpunimin do ta bëjnë pak më herët duke i paraprirë sezonit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm