E mbani mend përformancën e Fifit në “The Voice of Albania”?

By

Filloreta Raci, apo e njohur me emrin artistik Fifi, sot është njëra ndër artistet më të njohura dhe mjaft aktive me prurje të reja në skenën muzikore.

Por një vend që zë peshë në fillimet e karrierës të saj artistike, ishte pjesëmarrja në sezonin e parë të spektaklit “The Voice of Albania”.

Për ju që nuk e mbani mend, ne ju sjellim përformancën e saj të parë në audicionet e fshehura të “The Voice of Albania”.

Ndryshe, Fifi tani është duke shijuar suksesin e këngës “Diell” të kompozuar brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” e cila brenda dy jave publikimi ka marrë mbi shtatë milionë klikime në platformën Youtube. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm