Ishte njëri ndër të parët moderatorë që u morr me showbiz e na prezantonte çdo të premte trendet e reja muzikore, jo vetëm shqiptare, por edhe ato botërore.
Me lajme e muzikë, ai ishte figura që njihnin gjithë të rinjtë e fillim-viteve 2000 në Radio Televizionin e Kosovës.
Benet Kaqi, tani udhëheqë një departament mediatik të KFOR-it në Kosovë, e po ashtu është i angazhuar në moderimin e edicionit të ri të Llotarisë së Kosovës, që transmetohet në RTK.
Në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, ai është rikthyer për të rrëfyer pse e la televizionin për një kohë dhe se a po i mungojnë paraqitjet në ekran.
Përveç tij, edhe prezantuesja e dikurshme e RTP-së Nazmije Veseli dhe moderatorja Jehona Ferati, rrëfejnë përvojat e tyre!
Ndiqeni të plotë emisionin Nd’rrimi i Natës në vegzën më poshtë!