Revoltohet Enca për kritikat rreth peshës: Ja çfarë bën!

By

U kritikua e u kritikua pa pushim për format e saja trupore, që sipas fansave e mediave kishin ca kilogramë më tepër se që duhet.

Mirëpo këngëtarja Enca Haxhia ka vendosur që ta dëshmojë se ajo mund të jetë në formë. Këngëtarja ka filluar palestrën tash e disa ditë dhe këtë po e tregon përmes publikimeve në profilin e saj në Instagram.

Më parë Enca nuk kishte frekuentuar një sallë ushtrimesh, por siç duket e shtyrë nga inati ajo ka filluar që të kujdeset për trupin.

Po ashtu, përmes një fotografie të së famshmes për format e saj të bëshme, Kim Kardashian, ajo ka bërë thirrje që të ndalohet ofendimi i personave për shkak të formës trupore.

“Kim Kardashian është 36 vjeçare dhe ende duket si perëndeshë. Stop ofendimit të trupit”, ka shkruar ajo.

Artikuj të ngjashëm