E kritikuan pse i flet djalit shqip, Almeda Abazi reagon

By

Prej shumë vitesh, Almeda Abazi jeton në Turqi ku edhe gjeti dashurinë e jetës së saj, aktorin turk Tolgahan Sayisman.

Dyshja kanë edhe një djalë Efehan, të cili Almeda gjithnjë përpiqet t’i mësojë gjuhën shqipe.

Ndonëse një gjë e tillë gjithnjë është duartrokitur nga ndjekësit e saj, njërës në veçanti nuk i pëlqen.

Almeda ka publikuar një video të djalit i cili numëron në shqip 1,2,3.

Ndjekësja në fjalë shprehet se Almeda po përpiqet t’i mësojë diçka të huaj me forcë të birit dhe sipas saj nuk duhet ta bëjë këtë gjë. Aktorja nuk ia ka përtuar përgjigjen duke i dhënë disa informacione me vlerë fanses.

“Sa për informacion, fëmija im ka dy pasaporta, atë turke dhe shqiptare! Nëna e tij është shqiptare! Unë jam shqiptare dhe sigurisht që do i mësojë edhe gjuhën time amtare”, i është përgjigjur publikisht Abazi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm