Këta janë yjet që ngushëlluan familjarët e viktimave në aksidentin e Kroacisë

By

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në Slovinski Brod në Kroaci ku vdiqën 10 persona nga Kosova dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Ai u shpreh tejet i pikëlluar.

Fejzullahu tha se mërgimtarët e duan shumë tokën e tyre.

“Zemra gjak po më pikon për ju. Eh sa shumë e doni tokën e bekume të Kosovës. Ju bekoftë perëndija. Loti për ju nuk ndalet o buka e jonë”.

Për rastin tragjik ka reaguar edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.

Ajo është lutur që mos të ketë më shumë viktima.

“Ngushëllime familjarëve për humbjen e tyre në aksidentin e sotëm në Kroaci. Lutemi kjo tragjedi të përfundoj me kaq dhe mos të ketë viktime tjera”.

Këngëtarja Elvana Gjata,  po ashtu  ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin social “Instagram”.

Ajo ka thënë se me zemër të thyer për humbjen e jetëve të vëllezërve dhe motrave kosovare ndihet në këto momente.

“Me zemer te thyer per humbjen e jeteve te vellezerve dhe motrave nga Kosova. Lutjet e mia jane me familjet qe humben me te dashurit e tyre ne kete tragjedi”.

E ndërkaq këngëtari Labinot Tahiri, ka thënë se mërgimtarët po japin edhe jetën për Kosovën.

“Aq sa na bëjnë medaljet e arta krenarë nga vajzat e djemt tanë të kësaj toke, po aq ndjehemi krenarë që kemi vllezer e motra atje në mërgim dhe gjithçka që kanë na e sjellin në atdheun tonë, e kur behet fjalë jeta e tyre edhe atë e dhurojnë për këtê vend!!”.

Artikuj të ngjashëm