E gjeni dot kush është ky këngëtar kur ishte i vogël? (FOTO)

By

Në njërën fotografi ishte vetëm tre vjeç, në tjetrën katër dhe në të fundit pesë. Po ta shihni me kujdes dhe me më shumë vigjilencë, do e gjeni menjëherë se kush është këngëtari i famshëm në këtë fotografi tani!

Mjafton ta kujtoni vajzën e tij tri vjeçare, e cila siç thotë populli, “i ka këputur kokën të atit”.

Vogëlushi në fotografi është Robert Berisha, këngëtari i njohur kosovar, i cili ka vendosur që me ndjekësit e tij në Instagram, të ndajë fotografi nga arkiva.

Berisha është i lindur në vitin 1978, ndërsa imazhet e tija janë realizuar në fillim të viteve të 80-ta, në disa destinacione të bukura turistike.

Këngëtari ka ndarë imazhet nga pushimet në Kroaci e bë Budva të Malit të Zi, e në të gjitha këto fotografi, ai është shumë simpatik dhe vërehet qartë ngjashmëria që ka me Rene, vajzën e tij të vetme nga martesa me Nora Istrefin. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm