E fitoi Këngën Magjike, Anxhela Peristeri me deklaratë emocionuese (FOTO)

By

Ajo ishte në mesin e favoriteve për ta marrë çmimin e madh në festivalin “Kënga Magjike”, mirëpo fitorja e saj nuk u vulos deri në momentet e fundit.

Anxhela Peristeri ishte në garë të fortë me Elhaida Danin, Samanta Karavellën dhe Fifin, mirëpo arriti të dalë e para nga numërimi i votave që vet kolegët i japin njëri tjetrit në formatin e këtij festivali.

Peristeri ka fituar këtë herë me këngën “E Çmendur”, me kompozim të Kledi Bahitit dhe me tekst të Olti Currit.

Këngëtarja pasi ka marrë çmimin ka dhënë një fjalim para publikut, ndërsa më pas, ka shkruar edhe në Instagramin e saj.

“Faleminderit te gjithe kolegeve qe me votuan dhe i gjithe publiku qe e pelqyen dhe e duartrokiten fort! Ky projekt esht me i rendesishmi i jetes time dhe faleminderit shume kori i Liceut Artistik @kledibahiti @olticurri@jonipeci @lorel_makeupartist ???? Faleminderit familja ime dhe te gjithe njerezit qe me kane qendruar prane?? Ju dua te gjithve”, ka shkruar Peristeri. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm