E çuditshme: Dua Lipa ‘akuzohet’ për ‘vjedhje’

By

Ishte në Kosovë e Shqipëri në dy koncerte spektakolare me dhjetëra mijëra të pranishëm por, Dua Lipës ia ka prishur pak qejfin, besoni ose jo, rrjeti social Instagram.

Këngëtarja është ballafaquar me akuza ironike të vjedhjes së të drejtave autoriale të vetë këngëve të saj në një prej postimeve nga koncerti në Tiranë.

Si rrjedhojë, ajo është detyruar të fshij videon e koncertit për ta ripostuar atë pa zë.

‘Instagrami e fshiu këtë video që ka pasur ‘Last dance’ në prapavijë (për arsye të të drejtave autoriale. Ështëe mërzitshme përderisa është kënga ime) kështu që e ripostova atë sepse e dashuroj këtë video por fatkeqsisht duhet të jetë pa zë. Ja si duken 30.000 njerëz. E pabesueshme.’ – ka shkruar Dua. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm