“E bën për spital”, miku i Princ Lekës tregon telefonatën pas ngjarjes

By

Miku i Princ Lekës, ka treguar bisedën që pati me të pas konfliktit fizik, që pretendohet se ka ndodhur mes tij dhe babait të ish-bashkëshortes Elia Zaharia, si dhe me të po ashtu.

Andi Llabuti, u shpreh se kur e ka telefonuar pas ngjarjes, i ka thënë se ndodhet në spital dhe po merr trajtim, pasi ka lëndime në trup.

“Fola më të dhe më tha që ‘jam në spital dhe po marr trajtim se kam dëmtime të rënda në trup dhe te këmbët’. Mesa duket goditjen kanë qenë të forta, ose të lehta me atë objektin e fortë, dhe e ka bërë për spital Princ Lekën…”, tha ai në “Breaking”.

Por a mund të shmangej ky konflikt?

“Mendoj se nga ana e Princit mbase po. Por edhe Elia mund të jetë ndikuar, mund të ketë ndonjë ndikim të jashtë, dmth jashtë çiftit. Mund të jetë nxitur, nxitje prindërore. Por nëse do të hidhnin sytë nga e vogla e tyre, mund të shmangnin çdo gjë”, shprehet miku i tij.

Më tej, shtoi se krisja mes çiftit ka nisur lindjes së vajzës, por nuk ka detaje. “Krisja mes çiftit ka nisur tre vite më parë, pas lindjes së vajzës”, deklaroi ai./Albeu

Artikuj të ngjashëm