Eksperti i gjumit tregon datën e saktë kur duhet të ndryshoni jorganin tuaj për pranverë

By

Me temperaturat që ngadalë fillojnë të rriten dhe ditët gradualisht po zgjaten, nuk është çudi që shumë prej jush tashmë keni filluar të mendoni për pranverën.

Dhe sezoni kur erërat janë të ngrohta dhe lulet lulëzojnë është më pak se një muaj larg, që do të thotë se po numëroni mbrapsht për të lënë mënjanë palltot e dimrit.

Por mund të jetë e vështirë të dihet saktësisht se kur duhet ta bëni këtë ndryshim, pasi nuk dëshironi që të ftoheni nëse e ndryshoni rutinën tuaj të dimrit më herët se sa duhet, por fatmirësisht James Higgins, drejtues i Ethical Bedding, ka zbuluar datën e saktë kur duhet të ndryshoni mbulesat e shtratit tuaj.

Bazuar në të dhënat që tregojnë temperatura mesatare të qëndrueshme të mesnatës mbi 10 gradë Celsius për pesë vitet e fundit, e enjtja, e 9 majit, doli si data optimale për të kaluar në mbulesa më tëholla. James tha: “Kur shikuam të dhënat, kishte disa faktorë që e bënin dukshëm të qartë se kur mund të ishte një kohë e mirë për të ndryshuar jorganin tuaj”.

“Së pari, duke monitoruar trendet e temperaturave në mesnatën e pranverës për pesë vitet e fundit, kemi vërejtur një rritje të ndjeshme të temperaturës që ka ndodhur në javën e dytë të majit. Bazuar në këto shifra të motit, ne do t’i këshillonim njerëzit që të ndërrojnë shtratin e tyre në fundjavën e dytë të muajit maj, e cila do të jetë e enjte, 9 maj”, tha Higgins, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Artikuj të ngjashëm