E bën edhe këtë: Labi shndërrohet në babadimër krah Qëndresës

By

Se prezantuesi Labinot Gashi nuk ka komplekse, sidomos kur është fjala për veshjet, këtë e dimë!

Labi, na e ka dëshmuar vazhdimisht si mos kokëçarës që nuk brengoset për komentet për aq kohë sa ja arrin të duket ndryshe.

E tillë ishte edhe veshja e fundit në xhirimet festive ku me detajin e modifikuar në sako, krahu i ngjante si një bredh.

Por, në frymën e festave, Labi është shndërruar edhe në babadimër.

Tek fotografitë e fundit, të realizuara me personin e zemrës, Qendresën, prezantuesi ka vendosur të eksperimentojë duke veshur kostumin e babagjyshit.

Ndonëse mjekrra e gjatë i mungon, pamja i përafrohet edhe me flokët tashmë të thinjura  në të bardhë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm