E arta Majlinda Kelmendi përtej sportit!

By

Emri i saj personifikon sukses dhe shpresë.

Në Kosovën ku atmosfera e zymtë përshkon çdo ditë falë halleve të përditshme, është Majlinda Kelmendi ajo që na gëzon me arritjet e saj në sport.

Njejtë ndodhi edhe dy ditë më parë u në Rusi, ajo u shpall kampione e Europës në xhudo në një ceremoni ku flamuri i Kosovës u ngrit lartë dhe himni i shtetit u nderua nga Garda Kombëtare Ruse.

Por si është Majlinda përtej petkut të sportistes më të madhe kosovare ?!

Një anë të tillë. e para në Xhudo e pati rrëfyer në Prive kohë më parë.

Majlinda në intervistë ndau kujtimet e saj të fëmijërisë, mes tjerash edhe momente interesante nga shkolla fillore dhe rrëfimin e mësimdhënësve për të.

‘Kur të më thotë dikush se ku e kam shpinë, i them se e kam te Majlinda Kelmendi’ – pati deklaruar Adem Nikqi, arsimtar i dikurshëm i sportistes.

Me ëndrrën që po vazhdon, i tërë populli shqiptar mburret me Majlindën. të kthyer tashmë në një simbol për t’u ndjekur. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm